Ne rrjet

“Italexit” po rikthehet sërish në Itali!

Matteo Salvini i është rikthyer sërish kërkesave për daljen e Italisë nga Eurozona. Kreu i Lega Nord ka kundërshtuar ashpër kohët e fundit, ngritjen e një fondit të veçantë për Eurozonën, duke paralajmëruar se mund të kërkonte sërish daljen e vendit nga monedha e përbashkët, por edhe BE-ja.

“Italexit” u mbështet edhe Këshilltari i lartë ekonomik i Lega Nord, Claudio Borghi, i cili gjithashtu kryeson komitetin e buxhetit në Dhomën e Ulët të Parlamentin Italian. Ai paralajmëroi të enjten se nuk do të jetë “e ndaluar” të diskutohet për të dalë nga Eurozona, nëse kjo mbështetetnga 25 për qind e votuesve italianë”

Lega Nord mbetet partia më popullore në Itali, me rreth 34 për qind të votuesve. edhe pse nuk është në qeveri. Në gusht, Salvini u tërhoq nga një koalicion me Pesë Yjet, me shpresën për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Por Pesë Yjet në vend të kësaj formuan një koalicion me Partinë Demokratike.

Klaudio Borghi, Gazeta Si, 2019

“Idetë e mia për euron janë të njohura por unë nuk i diskutova ato gjatë gjithë vitit që ishim në qeveri sepse ne nënshkruam një kontratë qeveritare me Pesë Yjet të cilët nuk dëshironin që të përmendej dalja nga Eurozona”, tha Borghi gjatë një seance parlamentare.

Salvini dhe Borghi argumentojnë se reforma e propozuar për fondit të shpëtimit, i njohu si Mekanizmi Evropian i Stabilitetit(ESM) , do të ishte i dëmshëm për Italinë pasi imponon kushte më të ashpra për çdo ndihmë financiare.

Kur u pyet nga gazetarët nëse po fillon zyrtarisht një fushatë për daljen e Italisë nga BE-ja dhe Eurozona, Borghi tha se pozicioni i Lega Nord ndaj BE-së nuk ka ndryshuar kurrë.

“Ne kemi informuar qytetarët për dëmin e bërë nga monedha e vetme para kujtdo tjetër. Çdo ide e mbështeturnga një grup i madh njerëzish, si dalja nga Eurozona ia vlen të diskutohet”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë