Menaxhim

ISSH po përgatit ligj për të njohur punën e padokumentuar gjatë komunizmit

Nga Gazeta 'SI' - Instituti i Sigurimeve Shoqërore po harton disa ndryshime të reja ligjore ku do të bëhet e mundur njohja automatikisht e këtyre periudhave.

Sipas Scan TV, do të jenë 3 lista që do të përfshihen në ndryshimet e reja ligjore. Konkretisht, lista e parë përfshin 18 ish-kooperativat bujqësore për të cilat konstatohet i munguar i gjithë dokumentacioni i vjetërsisë në punë.  Në listën e dytë janë 15 ish-kooperativat bujqësore për të cilat konstatohet i munguar i gjithë dokumentacioni për sektorë apo fshatra të veçanta, në përbërje të saj. Ndërsa në tabelën e tretë bëjnë pjesë 39 ish-kooperativa të fshatrave apo sektorëve për të cilët disponohen vetëm 1 apo 2 regjistra.

Pra, të gjithë që kanë punuar në këto ish-kooperativa bujqësore por që s’kanë asnjë dokument për ta provuar këtë do ta kenë më të thjeshtë të bëhen pjesë e përfituesve, pa nevojën e autoriteteve ligjore.

Pragu është mosha 15 vjeç, pasi gjatë kohës së diktaturës, puna niste menjëherë pas përfundimit të arsimit bazë. Konkretisht, nëse dikush ka 10 vite pune në ish-kooperativat bujqësore, por si periudhë pune për shkak të mungesës së dokumentacionit i njihen 7, atëherë tri vitet e mbetura do të merren të mirëqena.

Njohja e periudhës së sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore në varësi të periudhës së deklaruar nga vetë personat kërkues bëhet respektivisht me ditë, muaj apo vite të plota pune, vetëm kur vërtetohet se gjatë periudhës së deklaruar përfituesi nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie; nuk ka qenë përfitues i pensionit të invaliditetit të plotë dhe ka qenë banor i territorit në të cilin ka shtrirë aktivitetin e saj ish-kooperativa bujqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë