Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, i cili ishte i dënuar me 8 vite burg.
Policia thotë se në pranga ka përfunduar shtetasi Hazis Isenlikaj, 46 vjeç, banues në Mat.
Siç njofton policia, kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendim të formës së prerë Nr.429, më 27 qershor të vitit 2017, e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.