Politike

Ishte dënuar në Greqi, Braçe i del në mbrojtje kryetarit të Bashkisë Mallakastër

Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj rezulton i dënuar në mungesë me 3 vjet burg në vitin 1998 në ishullin Mitilini në Greqi.  

Ismailaj ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit duke mos e shkruar këtë dënim dhe për këtë arsye ai akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Për herë të parë ndaj tij ka ardhur edhe reagimi nga PS.

Të enjten, zv-kryeministri Erion Braçe i ka dalë në mbrojtje, duke akuzuar opozitën.

“Kryetari i Bashkisë Mallakastër është dënuar në mungesë e pa dijeninë e tij sepse  ka kërkuar rrogën tek një punëdhënës në Greqi!!!!!

E ka shkelur sepse e ka kërkuar edhe me forcë si punëtor krahu që ishte;

Por mendojeni, në Greqi shqiptarët kanë punuar e punojnë prej vitesh në punë pa sigurime, kanë ndërtuar në Greqi, ishuj pafund, por nuk mbrohen nga asnjë sindikatë!

Tani vëreni veten në lëkurën e një punëtori në ndërtim në Greqi që rropatet dhe i mohojnë rrogën, merrni frymë dy herë e kujtoni edhe familjarët tuaj që e kanë bërë e vuajtur këtë hall atje poshtë, në ishuj!

E kuptoni çfarë turpi është?!

E kuptoni çfarë idiotësh ka në opozitë ky vend?”, shkruan ndër të tjera Braçe


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë