Drejtësia

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij

Gazeta Si- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj marte bashkë me avokatin e tij mbrojtës.

Ndërkohë që nuk dihet nëse ai është thirrur për koncesionin e sterilizimit në shëndetësi apo për hetimet e fshehjes së pasurisë nga ish-zyrtari socialist.

Nga hetimi i Prokurorisë se Posaçme, Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.  

Nga ana tjetër, SPAK pretendon se ka zbuluar një skemë korrupsioni nëpërmjet një biznesi në Kalanë e Tiranës, për të cilin ngre dyshime se menaxhohet në hije nga Ermal Kurtulaj, për llogari të ish-ministrit Ilir Beqaj.

Bizneset që merrnin punë nga Agjencia SASPAC, më pas paguanin sipas Prokurorisë fatura të këtij biznesi si formë ryshfeti.

Në 27 dhjetor, Gjykata e Posaçme urdhëroi kontrollin fizik të ish-ministrit Ilir Beqaj, shoferit të tij, Arben Dani, Ermal Kurtulajt, i konsideruar lidhje e ish-ministrit dhe 5 personave të tjerë, kontrollin e 5 banesave, 8 zyrtarëve dhe 5 makinave.

Këto hetime që deri më tani janë regjistruar vetëm në emrin e shtetasit Ermal Kurtulaj, vijnë në një kohë kur ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dhënien e koncensionit të sterilizimit.

Të premten në 29 Dhjetor pas kontrolleve, Beqaj mohoi të jetë përfshirë në paligjshmëri dhe tha për mediat se ishte i hapur për hetime.

Në përditësim...


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë