Ne rrjet

Ish-kryeministri turk Davatoglu: Do të sfidoj Erdoganin

Ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka themeluar një parti të re politike të enjten, duke premtuar se do të sfidojë partinë në pushtet të presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Davutoglu ka dërguar edhe zyrtarisht aplikacionin për të formuar partinë “Partia e së Ardhmes” dhe pritet ta bëjë publik lajmin të premten.

Partia e së Ardhmes është një nga dy lëvizjet që pritet të krijohen nga ish-aleatët e Erdoganit, për shkak të mospajtime brenda partisë së tij.

Ali Babacan, ish -zëvendës-kryeministër, ministër i Jashtëm dhe ministër i Ekonomisë ishte i pari që bëri të ditura planet për krijim të partisë së re.

Krijimi i saj vjen ndërkohë që në Turqi janë rritur zërat për ulje ekonomike dhe shifra të larta të papunësisë.

Partia e tij ka humbur kontrollin e qyteteve kryesore në Turqi, Stambollit dhe Ankarasë, në zgjedhjet lokale të këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë