Ndonëse ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është person i shpallur në kërkim nga policia, bashkëshortja e tij ka fituar një tender publik.
Mësohet se Ministria e Brendshme i ka dhënë një tender për mirëmbajtjen e lulishteve në QSUT, gruas së Kajmakut, Merita Kajmakut.
Kjo e fundit administron kompaninë “Kajmaku SH.P.K.”, pasi ia kaloi bashkëshorti i saj më 17 korrik të vitit të kaluar, ndërsa fitoi tenderin nga Agjencia brenda MB-së.
Tenderi në fjalë është dhënë më 30 dhjetor të 2019-ës, kohë në të cilën ish-kryebashkiaku ishte shpallur në kërkim.
Kajmaku, të cilit iu hoq mandati për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, pasi fshehu një rekord kriminal në Greqi, është shpallur në kërkim më 11 nëntor.
Mësohet se tenderi në fjalë është njoftuar ne faqen e Ministrisë së Brendshme, në pjesën e Agjencie së Prokurorit Publik.
Agim Kajmaku u shpall në kërkim më 11 nëntor, pasi akuzohet për “falsifikim formulari”, “falsifikim dokumentesh” dhe “përvetësim posti”.
Në mungesë, ndaj tij, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.