Lajme

Ish-kryebashkiakja e LSI në Gjirokastër përfundon në SPAK

Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës e LSI, Zamira Rami, ka përfunduar në SPAK.

Mësohet se ish-kryebashkiakja Rami do te hetohet në Prokurorinë e Posaçme pas një padie të bërë nga banorët e zonës për shkak të prishjes së disa ndërtesave në këtë qytet.

Çështja është regjistruar dje, ndërkohë që është hedhur edhe shorti për përcaktimin e prokurorit.

Çështja e saj ka nisur fillimisht në Gjirokastër, por për shkak të cilësive të veçanta si ish-kryebashkiake padia përfundoi në SPAK.

Zamira Rami e Lëvizjes Socialiste për Integrim, u zëvendësua nga Flamur Golemi, kryebashkiaku i ri i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë