Bota

Irani: Lufta me SHBA-të do të përfundojë kur të kemi epërsinë në terren

Nga Gazeta ‘Si’- Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se lufta me SHBA-të do të përfundojë vetëm kur Irani të ketë “epërsinë në terren”.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore IRNA, ai tha se momenti më i rëndësishëm është të dihet kur duhet të ndalen luftimet dhe të nisin negociatat.

Sipas Araghchi-t, një luftë mund të përfundojë ose me fitore të plotë ushtarake, ose përmes negociatave, por bisedimet duhet të nisin vetëm pasi të jenë arritur rezultate të rëndësishme në fushën e betejës.

Ai shtoi se vendimet duhet të merren me kujdes, duke pasur parasysh jetët e qytetarëve dhe interesin e vendit, ndërsa politikanët duhet të vlerësojnë vazhdimisht nëse vazhdimi i luftës sjell përfitime apo vetëm kosto më të mëdha njerëzore dhe kombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë