Nga Gazeta ‘Si’– Irani u dërgoi Shteteve të Bashkuara një propozim të ri paqeje me kushte që duken të ngjashme me ofertat që Uashingtoni i kishte refuzuar më parë.
Megjithatë një zyrtar i lartë iranian i tha Reuters se SHBA-të kishin zbutur qëndrimet për disa çështje. Oferta iu dërgua Uashingtonit nëpërmjet Pakistanit.
Propozimi iranian, dukej i ngjashëm në shumë aspekte me ofertën e mëparshme të Iranit, të cilën Trump e hodhi poshtë javën e kaluar duke e quajtur mbeturinë.
Do të përqendrohej së pari në sigurimin e përfundimit të luftës, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e sanksioneve detare.
Çështjet më të diskutueshme rreth programit bërthamor të Iranit dhe pasurimit të uraniumit do të shtyheshin për raunde të mëvonshme bisedimesh sipas Reuters.
Sipas një zyrtari iranian Shtetet e Bashkuara kishin rënë dakord të lironin një të katërtën e fondeve të ngrira të Iranit, që arrijnë në total dhjetëra miliardë dollarë , të mbajtura në banka të huaja.
Burimi iranian tha gjithashtu për Reuters se Uashingtoni kishte treguar më shumë fleksibilitet në lejimin e Iranit të vazhdonte disa aktivitete bërthamore paqësore nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit citoi veçmas një burim të paidentifikuar të thoshte se SHBA-të kishin pranuar heqjen e sanksioneve të naftës ndaj Iranit ndërsa negociatat ishin në vazhdim.
Nga Uashingtoni i cili thuhet se po përgatitet për të rinisur bombardimet, nuk pati një përgjigje të menjëhershme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje