Bota

Irani akuzon Izraelin për orkestrimin e vrasjes së shkencëtarit bërthamor

Ministri i Jashtëm iranian ka akuzuar Izraelin se ka orkestruar sulmin fatal ndaj një prej shkencëtarëve më të rëndësishëm bërthamor të vendit.

Mohsen Fakhrizadeh u vra teksa po ngiste makinën në një qytet në lindje të Tehranit nga “terroristë të armatosur” që kanë përdorur eksplozivë dhe armë zjarri automatike në drejtim tij, raportoj televizioni shtetëror iranian.

Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif tha se “ka tregues të fortë për rolin e Izraelit në sulm”.

Përmes një postimi në Twitter, Zarif i bëri thirrje autoriteteve ndërkombëtare, në veçanti Bashkimit Europian, që të dënojnë aktin terrorist.

Hossein Salami, komandanti i Ushtrisë Revolucionare të Iranit tha se “Vrasja e një shkencëtari bërthamor është sulmi më i dhunshëm që na është bërë për të na parandaluar që arrijmë në standardet e shkencës moderne”.

Izraeli nuk ka reaguar pas akuzave, por disa kohë më parë Kryeministri Benjamin Netanyahu ka përmendur emrin e shkencëtarit duke thënë “Mbajeni mend atë emër”.

Agjencitë e inteligjencës e kanë cilësuar Fakhrizadeh si një “ndër krerët” e programit bërthamor të Iranit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë