Treg

Investimet në bujqësi nuk përkthehen në punësim, përkundrazi!

Vetëm në tre vitet e fundit përmes investimeve të Agjencise se Zhvillimit Bujqesor dhe Rural nëpërmjet programit IPARD dhe Skemës Kombëtare, janë investuar përkatësisht 20 mln dhe 70 mln euro.

Por në sektorin e bujqësisë nuk është rritur punësimi, përkundrazi.

Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se për tremujorin e parë të vitit 2021 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë punësimi në bujqësi u ul me 7,8 %.

Të dhënat tregojnë se punësimi në këtë sektor u rrit me 1% në tremujorin e katërt të 2020, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit paraardhës u rrit vetëm me 0,1%.

Kurse viti 2018 ka qenë me performancë negative për këtë sektor. Në tremujorin e fundit punësimi në bujqësi ka rënë me 1,9 %.

Përpara 2018-s bujqësia dominonte sektorin e punësimit.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, struktura e punësimit sipas sektorëve u zhvendos mandej nga bujqësia tek shërbimet dhe prodhimi.

Në vendet e tjera të rajonit bujqësia zë një pjesë më të vogël nëekonominë totale, por siguron prodhim dhe eksporte më të larta se Shqipëria.

Ekspertët mendojnë se situata politike dhe ekonomike në tërësi në Shqipëri I ka detyruar njerëzit të emigrojnë, kryesisht moshën e re të punës.

Sipas tyre në zonat rurale, fshatra ka mbetur mosha e thyer e pamundur të punojë në bujqësi dhe tokat janë braktisur, po ashtu edhe kullotat janë shitur.

Një arsye tjetër sipas ekspertëve është edhe mbështetja minimale financare dhe incentivat fiskale të qeverisë krahasuar me vendet e rajonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë