Treg

Interesat e obligacioneve dyvjeçare shënojnë rënie

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, obligacionet me maturim dy vjeçar kanë pësuar rënie në ankandin e fundit të zhvilluar.

Ata u shitën me një normë interesi fiks apo kupon prej 2.58% nga 2.65% që u shënua në akandin e kaluar.

Kërkesa e tregut për këto instrumente ngelet e lartë, me një shumë totale kërkesash të paraqitura në ankand prej afro 8.8 miliardë lekësh, nga 6.9 miliardë lekë obligacione të nxjerra në shitje nga Ministria e Financave.

Në ankand u paraqitën 24 kërkesa totale nga të cilat u pranuan 20 prej tyre.

Sipas të dhënave nga nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), blerjet e obligacioneve në tregun primar nga individët u rritën me 51% gjatë vitit 2020. Rritja e kërkesës për blerjen e tyre  nga individët është nxitur sidomos nga normat më të mira të interesit në krahasim me depozitat bankare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë