Futboll

Inter përmbyset nga Torino, Real Madrid shkatërron Girona

Inter është shumë larg pritshmërive që kishte krijuar para fillimit të kampionatit, si një nga pretendentet kryesore për të fituar trofeun. Skuadra zikaltër edhe në javën e dytë të këtij kampionati nuk ia ka dalë të marrë tre pikët e para.

Edhe pjesa e parë krijoi iluzionin se fitorja në shtëpi me Torinon do të ishte një formalitet për skuadrën e Spaletit, gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin. Me dy golat e Perisiç dhe De Vrij në pjesën e parë Inter shkoi i relaksuar në pushimin e pjesëve.

Por duket se zikalëtrit u relaksuan më shumë seç duhej. Në fillim Torino mori në kontroll lojën e më pas erdhën edhe golat. Një herë Belloti dhe në fund Meite vulosën rezultatin 2-2. Një dështim total për Inter, që tashmë po fillon të ndjejë ethet e një krize që në javët e para të kampionatit dhe do i duhet shumë punë për të kapur ritmin e Juventus dhe Napoli që në dy javët e para kanë marrë pikë të plota.

Por ndryshe nga zikaltërit në Milano, “Los Blancos” në Madrid kanë treguar edhe njëherë se kur ata dëshirojnë të fitojnë mund ta arrijnë pa asnjë problem. Skuadra e Lupetegui fitoi thellë 1-4 në fushën e modestëve të Girona. Ai gol i parë i Girona krijoi iluzionin se Real Madrid do të vuante në këtë përballje.

Por nuk ishte e thënë që të ndodhte një gjë e tillë, pasi Ramos barazoi gjithçka me penallti në pjesën e parë. Në pjesën e dytë nuk kishte shumë nevojë për koment, pasi në fushë topin e qarkullonin vetëm fanellat e bardha. Benzema dhe Bale do të shënon për Real Madrid tre gola të shpejtë për t’i çuar shifrat në 4-1 dhe për ta mbyllur takimin pa shumë dilema dhe histori.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë