Futboll

Inter mendon ringritjen me talentet italianë

Inter është duke bërë një sezon shumë të mirë deri në këto momente në Serie A dhe Champions League. Zikaltërit janë në vendin e dytë në kampionat dhe me 6 pikë në tre në ndeshje në Champions. Por duket se ky sezon do të jetë vetëm fillimi i ringritjes për klubi në Milano.

Drejtuesit kinez me në krye presidentit Stiven Zhang janë duke hartuar projektin për të pasur një epoke të artë që njëkohësisht do të thyente dominimin e Juventus prej gati në dekade në Itali. Duke pritur Marotën që të marrë në dorë frenat e merkatos bashkë me Ausilion, Inter i ka hedhur piketat e para në merkato. Sipas projektit që është duke u diskutuar në shtëpinë zikatltër gjithçka do të fillojë me kosto të ulta dhe futbollistë premtues italianë.

Bëhet fjalë për disa talente të futbollit italian, që janë duke u vëzhguar prej kohësh. Cristiano Biraghi, Federico Chiesa, Daniel Bessa, Radu, Dimarco, Pinamonti Emmers dhe Marco Benasi janë vetëm disa nga lojtar u-23 që Inter po i ndjek nga afër dhe mund të tentojë t’i marrë në të ardhmen e afërt ose të largët.

Disa prej emrave të përmendur më sipër janë të dalë nga akademia e Inter dhe nuk besohet që klubi zikaltër të has vështirësi për t’i sjellë në “shtëpi”. Por pjesa tjetër janë që në këtë moshë shumë të shtrenjtë dhe besohet se nëse do të vijojnë të përmirësohen vlera e tyre mund të rritet akoma dhe më shumë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë