Humbja në Champions League me Barcelonën nuk ka lënë gjurmë të Inter që janë rikthyer në kampionat, duke fituar edhe këtë fundjavë. Ka qënë Lacio "viktima" e gjashtë radhazi në Serie A për skuadrën e Spaletit. 3-0 është mbyllur sfida me zikaltërit që kanë konfirmuar edhe një herë tjetër janë ekipi anti-juve këtë sezon.
Ndeshja filloi mbarë për Interin që në minutat e parë, ku shfaqët komandues dhe Lacio që mbyllet në mbrojtje edhe pse luante në fushën e saj. Në mesin e pjesës së parë zikaltërit gjejnë rrugën e rrjetës me anë të kapitenit Ikardi. Pas këtij goli, Lacio provoi të reagonte, por nuk ia doli dot, pasi Inter ishte i mire organizuar në mesfushë dhe prapavijë. Për ta mbyllur në mënyrën ideale pjesën e parë për Inter mendon Marcelo Brozoviç. Kroati lëshon një predhë të vërtetë, duke e ndalur topin në rrjetë dhe shifrat në 0-2.
Në 45 minutat e dyta skuadra e Spaletit luan më e tërhequr, ndërsa Lacio provon t’ia ndryshoj fatin sfidës, por pa sukses. Qershia mbi tortë për Inter do të vinte në minutën e 70’ sërish nga kapiteni Mauro Ikardi. 3-0 dhe Inter kap vendin e dytë, duke përfituar edhe nga barazimi i Napolit me Romën mbrëmjen e së shtunës.
Ndërkohë supersifda e kësaj të hënë në Premier League mes Totenham dhe Mançester Siti është mbyllur me triumfin e kampionëve në fuqi. Ka mjaftuar një gol i Mharez që në minutën e 6-të që “qytetarët” të marrin një triumf shumë të rëndësishëm përballë një rivali direkt. Skuadra e Guardiolës me këtë fitore vijon të jetë në mesin e tre skuadrave udhëheqëse në Premier League. Sakaq Totenham, pas zhgënjimeve në Ligën e Kampionëve vijon momentin e keq edhe në kampionat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.