Futboll

Inter dështon në javën e parë, Roma fiton në fund

Një dështim total mund të quhet ky start i kampionatit nga ana e Inter që është mundur në transfertën e Sasuolos. Një fillim zhgënjyes për zikaltërit e Spaletit që nuk kanë qenë në asnjë minutë në nivelin e pritshëm në këtë përballje.

Që në minutat e para, ajo Sasuolo ka kontrolluar ndeshjen duke kërkuar ta gjejë golin sa më shpejt.  Në mesin e 45 minutave të para erdhi episodi që vendosi fatet e sfidës. Domenico Berardi fitoi dhe shndërroi në gol një penallti, e cila volosi edhe fatin e kësaj përballje.

Inter u përpoq të barazonte në pjesën e dytë, por nuk ia doli, pavarësisht nga aktivizimi i Perisic dhe Keita. Icardi me shokë e tij e nisën në mënyrën më të keqe këtë kampionat, duke zhgënjyer të gjithë tifozët që kishin pritur shumë nga ky fillim kampionati.

Roma nga ana tjetër ka shpëtuar vetëm në fund nderin e saj. Skuadra e Di Franceskos ka marrë një fitore shumë të vuajtur përballë Torinos në transfertë. Roma do ta gjente golin vetëm në minutat e fundit, duke marrë tre pikë me shumë vlerë dhe bashkohet Juventus dhe Napolit në krye të tabelës së klasifikimit.

Ndeshjet e tjera u mbyllën në këto shifra:

Bologna 0 – 1 Spal

Empoli 2 – 0 Cagliari

Parma 2 – 2 Udinese

Dy sfidat e tjera, Milan-Genoa dhe Sampdoria-Fiorentina do të luhen në një moment të dytë, pasi u shtynë për shkak të tragjedisë së Xhenovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë