Lajme

Instalohet monumenti olimpik për Lojërat e Japonisë

Simboli i Lojrave Olimpike i përbërë nga pesë unaza ndërlidhëse, me ngjyrë blu, të verdhë, të zezë, jeshile dhe të kuqe në një fushë të bardhë, u instalua në Odaiba Marine Park të premten. Monumenti i ndërtuar në Yokohama dhe i transportuar drejt Tokios në një anije, do të përurohet zyrtarisht në 24 janar, saktësisht gjashtë muaj para ceremonisë së hapjes. Simboli Olimpik në Odaiba është 32.6 metra i gjerë dhe 15.3 metra i gjatë

"Kjo është një nga nismat kryesore të Bashkisë së Tokios për të krijuar një atmosferë festive për banorët, vizitorët dhe spektatorët në të gjithë botën," thanë organizatorët. Tokio njoftoi marsin e kaluar se do të ngrejë monumente olimpike edhe në Mt. Takao, një vend popullor rekreativ në periferi të Tokios, dhe në vende të tjera duke përfshirë zonat përreth aeroporteve të Narita dhe Haneda. Aktiviteti pritet që të startojë në datën 25 gusht të këtij viti, për të ulur siparin në datën 6 shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë