Treg

Inflacioni i shtatorit vazhdon të qëndrojë në 2.5%

Inflacioni i Shqipërisë për muajin shtator të këtij viti raportohet 2.5% nga Instat duke arritur në nivelin më të lartë të tijin që nga vitit 2017. Por, ende nuk është arritur apo tejkaluar objektivi tashmë i ndryshuar I BSH-së, 3%.

Çmimet e ushqimeve kontribuuan me 64% të rritjes së përgjithshme të çmimeve. Frutat dhe perimet të cilat kanë peshë të lartë në shportën e konsumit nuk  shfaqen luhatje në shtator.

INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2021 është 2.5%, një vit më parë ky ndryshim ishte 1.5 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2021, krahasuar me Gusht 2021 është 0.5 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1.60 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0.24 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0.21 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0.09 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0.08 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0.07 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0.05 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0.02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me -0.01 pikë.

Krahasuar me muajin Shtator 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4.6 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 4.5 %, “Komunikimi” me 3.0 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2.1 %, “Veshje dhe këpucë” me 1.9 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1.7 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1.5 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1.1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.0 %, “Shërbimi arsimor” me 0.8 % dhe “Shëndeti” me 0.6 %.

Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0.2 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 13.6 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyra” me 6.6 %, “bukë dhe drithëra” me 4.7 %, “fruta” me 4.1 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3.3 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2.2 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë