Nga Gazeta Si- Rastet e infeksioneve seksualisht të transmetueshme janë rritur ndjeshëm në Europë, thanë përfaqësues të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Rastet e raportuara të gonorresë dhe sifilizit arritën nivelet e tyre më të larta në më shumë se një dekadë në vitin 2024, sipas agjencisë shëndetësore të Bashkimit Europian.
ECDC regjistroi 106,331 raste të gonorresë në vitin 2024, një rritje prej 303% që nga viti 2015.
Numri i rasteve të sifilizit u dyfishua gjatë së njëjtës periudhë, duke arritur në 45,577. Klamidia mbeti infeksioni më i zakonshëm i raportuar seksualisht i transmetueshëm, me 213,443 raste, tha ECDC.
Bruno Ciancio i ECDC paralajmëroi se infeksionet e patrajtuara mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë dhimbjen kronike dhe infertilitetin.
Në rastin e sifilizit, ndërlikimet mund të ndikojnë edhe në zemër, enët e gjakut dhe sistemin nervor.
Ai tha se rritja e rasteve të sifilizit të transmetuar nga nëna tek fëmija ishte veçanërisht shqetësuese, me raportet që pothuajse janë dyfishuar midis viteve 2023 dhe 2024.
“Mbrojtja e shëndetit tuaj seksual mbetet e thjeshtë,” tha Ciancio.
“Përdorni prezervativë me partnerë të rinj ose të shumtë dhe testohuni nëse keni simptoma,” tha ai.
Sipas ECDC, burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra janë padyshim grupi më i prekur nga infeksionet, veçanërisht gonorrea dhe sifilizi.
Sifilisi po bëhet gjithashtu më i zakonshëm tek njerëzit heteroseksualë, veçanërisht gratë në moshë riprodhuese.
Agjencia tha se rastet e raportuara të sifilizit nga nëna tek fëmija u rritën nga 78 në vitin 2023 në 140 në vitin 2024 në 14 vendet që ofruan të dhëna.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje