Parashikimi i motit flet për një ditë të ngrohtë, me diell, por duket se do të ketë një re të varur gjatë spektaklit të Arirshow në Farnborough këtë javë.
Spektakli është një ngjarje e madhe e vitit për industrinë e hapësirës ajrore. Është vendi ku luftëtarët e fundit me shumë miliardë dollarë dhe linjat ajrore me shkëlqim fluturojnë nëpër qiell .
Në ditët e para të tregtisë, përpara se Farnborough të çelë siparin për publikun e gjerë - vetë shfaqja e ajrit është thjesht një zbavitje.
Ngjarja numëron rreth 100,000 vizitorë tregtarë nga 100 vende. Qëllimi është krijimi i rrjeteve dhe lidhja e marrëveshjeve . Në Farnborough Airshow-n e fundit, në 2016, këto marrëveshje shënuan vlerën e 124 miliardë dollarëve.
Për kompanitë e hapësirave ajrore në Britani, ngjarja është një dritare jetësore për të bërë biznes në këtë industri.
Por këtë vit ekziston frika e së ardhmes pas Brexit, dhe për shumë njerëz do të dominojnë thashethemet në salla dhe dhomat e takimeve.
Paul Everitt është kreu i ADS Group, i cili përfaqëson sektorët e hapësirës ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, mbrojtjes dhe hapësirës. Ai këmbëngul se çdo dështim për të rënë dakord për një marrëveshje të mirë në Brexit do të dëmtojë sektorin.
"Nëse shpenzimet e operimit në Britani të Madhe bëhen më të larta, atëherë aftësia jonë për të tërhequr investime të reja do të zvogëlohet", thotë ai. Pasiguria e tanishme po merr tashmë koston e saj, mendon ai.
"Ne jemi një industri afatgjatë. Kur një vendim i madh investimi të trokasë në derë, do jetë vështirë, sepse nuk jemi në një pozicion kaq të mirë aktualisht. Nëse vazhdon kjo gjendje, mund të shohim një erozion të pozitës sonë ".
ADS e ka përshëndetur Letrën e Bardhë të qeverisë, botuar të enjten, e cila thotë se paraqet përparim të mirë në lidhje me marrëveshjen Post Brexit; por insiston se ka ende çështje të rëndësishme dhe komplekse për tu diskutuar.
Një shqetësim i tillë nuk është vetëm sepse jemi mes lojtarëve të mëdhenj.
Shumë nga furnitorët më të vegjël, që do të mbushin sallat e ekspozitave në Farnborough, gjithashtu do të pyesin se çfarë do të sjellë e ardhmja.
Megjithatë, qeveria mund të mendojë disa mënyra për t'iu përgjigjur pyetjeve të tilla këtë javë.
Të hënën, pritet një njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Mbrojtjes, që do të përcaktojë detajet e Strategjisë të Combat Air.
Pritet që Ministria të shpjegojë planet e saj për zhvillimin dhe ndërtimin e avionëve të rinj luftarakë prej viteve 2020 e në vazhdim - kur prodhimi i Typhoon Eurofighter është në rrezik likuiditeti - dhe për të mbrojtur aftësitë e sektorit të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.
Fonde për kërkim
Do të ketë gjithashtu një lajmërim nga qeveria se në cilën nga tetë vendet e mundshme do të bëhet shtëpia e portit të parë hapësinor në Mbretërinë e Bashkuar.
Ambicia për portin hapësinor është që të kthehet në një ‘laborator’ për tregtinë britanike të sektorit hapësinor, përmes gjërave të tilla si hedhje satelitësh dhe turizmin.
Flitet edhe se Britania e Madhe mund të përdorë Farnborough për të zbuluar fondet e kërkimit për teknologjitë e hapësirës ajrore, duke përfshirë projektet e aviacionit me energji elektrike.
Duke lënë mënjanë Brexit, industria e aviacionit tregtar duket të jetë e ashpër. Si Boeing, ashtu edhe Airbus tashmë kanë porosi të shumta dhe kërkesa nuk ka gjasa të ngadalësohet.
Parashikimet e publikuara në ditët e fundit, nga Airbus dhe grupi i zbulimit të aviacionit FlightGlobal, thonë se flota ajrore do të dyfishohet osë më shumë në dy dekada, e nxitur kryesisht nga rritja e kërkesës në rajonin e Azi-Paqësorit.
Në Farnborough, porositë mund të arrijnë për deri në 900 avionë të rinj, sipas analistëve në grupin IBA të konsulencës së aviacionit. Shumica do të jetë për variante të Airbus A320 dhe Boeing 737 MAX.
Megjithatë, fundi më i vogël i tregut ka të ngjarë të gjenerojë më shumë interes se zakonisht.
Airbus kohët e fundit mori shumicën e aksioneve në programin e C-series të Bombardier, duke shpëtuar prodhuesin kanadez nga trazirat financiare.
Boeing u përgjigj duke rënë dakord për një marrëveshje paraprake për të marrë kontrollin e programit jet komercial rival të Embraer-it - megjithëse ende nuk është finalizuar.
Të dy do të kenë lodrat e tyre të reja për ti shfaqjur gjatë javës së Airshow në Farnborough. Airbus ka rikrijuar serinë C si Airbus A220 dhe e ka pikturuar atë në ngjyrat e korporatave.
Embraer, ndërkohë, do të shfaqë E-190 E2, një linjë ajrore e ngjashme, shumë efikase rajonale, e cila hyri në punë në fillim të këtij viti. Porositë për dy tipet e avionëve kanë qenë të ngadaltë - por me ndikimin e marketingut të gjigantëve të hapësirës ajrore pas tyre, mund të ndryshojnë.
Në Farnborough, do të ketë gjithashtu bisedime intensive rreth së ardhmes.
Concorde mund të ketë ndalur fluturimin në vitin 2003, por disa kompani tani kanë plane ambicioze për një pasardhës.
Muajin e kaluar, Boeing zbuloi vizionin e tij për një avion "hipersonik" i aftë të fluturojë pesë herë më shumë krahasuar me shpejtësinë e zërit. Ky koncept pritet të jetë pjesë e një ekspozite të elaboruar mirë në Farnborough kushtuar temës se si industria do të ndryshojë në vitet që vijnë.
Boom Supersonic me bazë në Denver gjithashtu do të jetë i pranishëm. Kompania po punon për një avion supersonik të vogël, të cilin planifikon ta nisë në fluturim vitin e ardhshëm.
Boom shpreson të ketë një avion me 55 vende që transporton pasagjerë në Atlantik duke filluar nga mesi i viteve 2020. Shefi ekzekutiv i saj, Blake Scholl, do të jetë mes folësve kryesor në një konferencë që do të zhvillohet gjatë shfaqjes.
Hardware amerikanë
Avionët autonomë dhe taksitë ajrore urbane, siguria kibernetike dhe prodhimi i avancuar janë çështje të tjera të cilat mund të jenë subjekt i bisedave të animuara.
Një pavion i është dedikuar bisedave që do të nxjerrin në pah teknologjitë inovative, nën titullin pikant Aerospace 4.0.
Industria e mbrojtjes amerikane do të jetë pjesë e shfaqjes.
Administrata e Trump nuk është aspak e prirur që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë më shumë në ushtrinë e tyre; ajo gjithashtu dëshiron që ata të blejnë armë amerikane.
"Edhe në lidhje me debatin e NATO-s, vendet e Europës Lindore janë gjithnjë e më të gatshme të blejnë pajisje amerikane", thotë Francis Tusa, redaktor i Analizës së Mbrojtjes.
"Pjesërisht është për shkak të garancive të sigurisë të nënkuptuara që vijnë nga SHBA-të. Dhe këto janë disa nga vendet që po ngrenë buxhetin e tyre të mbrojtjes më të shpejtë", tha ai.
Pas disa ditësh, një fushë ajrore relativisht e qetë në Hampshire do të bëhet zemra që rreh e industrisë globale të hapësirës ajrore. Ndërsa luftëtarët bërtsain nëpër ajër, bizneset do të kërkojnë porosi për të mbushur arkën e tyre./BBC/S.Veizaj/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.