Ne rrjet

‘Indiana Jones’ i artit gjen mozaikun e vjedhur të Qipros

Burri i pagëzuar si “Indiana Jones i botës së artit” ka goditur sërish – kësaj here duke gjurmuar një mozaik të çmuar të shekullit të gjashtë, të vjedhur në Qipro. Gjetja e objektit 1600-vjeçar në një apartament të Monakos e bëri të ndihet i veçantë. Holandezi Arthur Brand ka thënë se e dorëzoi objektin në ambasadën qipriote të Hagës, të premten e shkuar. Brand është bërë i famshëm me rikuperimin e veprave të vjedhura të artit që nga viti 2015, kur zbuloi Kuajt e Hitlerit, dy statuja naziste që qëndronin jashtë zyrës së Hitlerit.

Arthur Brand i ashtuquajturi Indiana Jones i artit me mozaikun qipriot 


Ku ndodhej mozaiku qipriot?
Portreti bizantin i Shën Markun u vodh më 1970-ën nga kisha Panayia Kanakaria, afro 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit qipriot, Nikosia. Brand kaloi thuajse dy vjet duke gjurmuar veprën nëpër Europë, ndërsa mësoi se ishte në pronësi të një familjeje britanike. Ata e kishin blerë mozaikun në mirëbesim rreth dyzet vjet të shkuar”, ka thënë investiguesi. “U tmerruan kur mësuan se ishte në fakt një thesar i paçmuar arti, i vjedhur nga kisha e Kanakarisë, pas pushtimit turk”, ka thënë Brand. “Ka qenë një nga momentet më të bukur të jetës sime”, ka thënë ai. Filmi më i ri i sagës së Indiana Jones, me protagonist Harrison Ford, është planifikuar të dalë në kinema në vitin 2020.

Rikthimi i kryeveprave të zgjedhura
Në vitin 2004, dy kryevepra të Edvard Munch-it, “Ulërima” dhe “Madonna” u plaçkitën nga burra të armatosur që mësynë në muzeun Munch në Oslo. Disa u burgosën dhe piktura më vonë u kthye pas një pune të mundimshme detektive më 2006-ën. Një tjetër version i “The Scream” u vodh nga Muzeu Kombëtar i Artit të Oslos, më 1994-ën dhe u zbulua më vonë në një operacion nga detektivët britanikë. Më 2012-ën, shtatë vepra arti u vodhën nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit, përfshi edhe piktura të Picasso-s, Monet-së de Matisse-it. Dy grabitës u burgosën më bonë, duke thënë për një gjykatë në Bukuresht se siguria në muze ishte shumë e dobët. Disa nga pikturat u shkatërruan në një furrë. Më herët këtë vit, katër piktura të një ngarkese me 24 të tilla në një galeri holandeze më 2005-ën u rikuperuan në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë