Bota

India mund të mos ketë nevojë të vaksinojë gjithë popullatën

India mund të mos ketë nevojë të vaksinojë të gjithë popullatën e saj nëse arrin të thyejë transmetimin e Covid-19, thanë zyrtarët e lartë të qeverisë të martën, raporton Reuters.

Kryeministri Indian Narendra Modi, i cili vizitoi mjediset e tre prodhuesve të vaksinave gjatë fundjavës, ka theksuar rëndësinë e një vaksine për të frenuar COVID-19.

Në tetor, ai tha se qeveria po përgatitej të kontaktonte çdo qytetar të vetin sapo vaksina të ishte gati.

Ndërkohë, ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë theksuar se mbulimi i vaksinave në masën 65% -70% do të ishte e mjaftueshme për të arritur imunitetin e popullatës.

"Qeveria nuk ka folur kurrë për vaksinimin e të gjithë vendit," tha Rajesh Bhushan, zyrtari më i lartë në ministrinë federale të shëndetit të Indisë, të martën në një konferencë shtypi, pa iu referuar kryeministrit indian.

India aktualisht ka numrin e dytë më të lartë në botë të infeksioneve të koronavirusit, pas Shteteve të Bashkuara, me 9.46 milion raste dhe 137.621 vdekje.

India regjistroi 31,118 raste të reja me Covid-19 të martën, numri më i ulët ditor që nga 17 nëntori

"... Nëse jemi në gjendje të vaksinojmë një masë kritike të njerëzve dhe ta thyejmë transmetimin e virusit, atëherë nuk do të duhet të vaksinojmë të gjithë popullatën," tha  Balram Bhargava, Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit Shtetëror Indian të Kërkimeve Mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë