Politike

Inceneratorët / Këlliçi me 5 pyetje për SPAK: Pse nuk hetohet Veliaj dhe Ahmetaj?

Belind Këlliçi drejtoi pesë pyetje për inceneratorët, duke theksuar se këtë gjë, PD-ja do ta bëjë përditë deri sa SPAK të flasë.    

“U drejtohem televizioneve shqiptare, gazetave e portaleve, ju media e gazetarë. A mundet njëri nga ju, për hir të së drejtës së informimit, t'i tregojë shqiptarëve pamjet e inceneratorit të Tiranës? Ku është? Kush e ka parë? Si duket? Na e tregoni si duket një incenerator.

Nuk mundeni sepse nuk ekziston. Mbetjet e Tiranës futen në landfillin e Sharrës. Aty ku janë futur edhe më parë. I vetmi ndryshim është se fatura shqiptarëve u shkon për incenerim.

Qytetarët e Tiranës sot paguajnë 80 mijë dollarë në ditë, për pastrimin e qytetit dhe incenerimin e mbetjeve, proces i cili nuk ndodh.

Tani disa pyetje, mendoj krejt bazike, për SPAK-un:

1) Pas gjithë denoncimeve me fakte, data, emra dhe shifra, për një çështje që flitet në çdo mjedis, në parlament, nëpër kafene, në rrjete sociale dhe media, si ka mundësi që gumëzhin gjithë Shqipëria dhe vetëm ju nuk flisni?! Çfarë ju mban gojëmbyllur? Apo më mirë t'ju pyes, kush e ka fuqinë t’ju mbajë gojëmbyllur?  

2) Përse nuk thërritet Erion Veliaj për dokumentin e firmosur në mars të vitit 2017, atëherë kur me firmën e tij ndryshoi fatin e kontratës për inceneratorin e Tiranës? Përse ky trajtim i veçantë për Veliajn? 

3) Po Arben Ahmetaj përse nuk trajtohet nga drejtësia? Përse nuk e hetoni? Ka ndonjë status të veçantë?

4) Përse qeveria vijon të disbursojë qindra mijëra euro për pronarët e inceneratorëve që janë në kërkim?

5) Përse Mirel Mërtiri nuk shpallet person në kërkim ndërkombëtar, njëlloj si miqtë e tij si Zoto e Gugallja? “, pyeti Këllici    


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë