Fotografi

Imazhet surreale, Tokio si në filmat e Ridley Scott

Nëse për imazhet e mëposhtme nuk përfshihet sqarimi se bëhet fjalë për momente të kapura nga kryeqyteti i Japonisë, kur bie në errësirë, atëherë shumë lehtë këto pamje mund të ngatërroheshin me pamjet e filmave të Ridley Scott.

Imazhet janë vepër e dezajnerit grafik, Liam Wong. Pasioni i tij është fotografia dhe zhvillimi i video-lojërave kompjuterike. Pasionin për fotografinë e zbuloi kur gjatë ndërtimit të një loje të tillë doli në rrugët e Tokios për të fiksuar imazhe që më vonë do t’i përdorte në lojën kompjuterike.

“Dua që të fiksoj momente të vërteta dhe t’i transformoj në diçka surreale, aq sa shikuesit të vënë në pikepyetje realitetin për çdo imazh që shohin”, thotë për BBC Wong.

Wong është rritur në Skoci dhe për vite me radhë ka qenë pjesë e kompanisë “Ubisoft”, duke dhënë edhe kontributin e tij në ndërtimin e lojës popullore “Far Cry”. Për herë të parë Japoninë e ka vizituar në 2015 dhe vuri re që Tokio gjallërohet më fort në ditë me shi.

Që prej 2015 thotë se është i dashuruar me Tokion dhe Japoninë, e për këtë ka hedhur fotografitë e tij në librin “Too:Ky:oo”.

 

Më Shumë