Mendim

Ikja e Trump pritet të izolojë populistët e Europës

Një ditë pas zgjedhjeve presidenciale amerikane më 3 nëntor, Kryeministri i krahut të djathtë të Sllovenisë Janez Jansa u bë udhëheqësi i parë dhe i vetëm botëror që deklaroi publikisht se Donald Trump kishte fituar. Që nga ajo kohë, ai ka qenë i zënë me postimin e teorive të pambështetura për manipulime zgjedhore.

Në Estoni, Ministri i Brendshëm Mart Helme dhe djali i tij, Ministri i Financave Martin Helme, udhëheqës të një partie të ekstremit të djathtë në koalicionin qeverisës të vendit Baltik, shpërthyen kundër Presidentin të zgjedhur Joe Biden duke e quajtur të korruptuar dhe pohuan se estabilishmenti kishte vjedhur zgjedhjet dhe se Trump që fitoi përsëri zgjedhjet në kohën e një lufte civile.

Në Poloni, ndërkohë, Presidenti Andrzej Duda, rizgjedhja e të cilit në korrik u rrit nga një vizitë zyrtare në minutën e fundit në Shtëpinë e Bardhë, thjesht uroi Biden për një "fushatë të suksesshme presidenciale", duke thënë se ai po pret një vendim nga Kolegji Zgjedhor. Televizioni shtetëror zakonisht e portretizon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA si të rremë.

Këto reagime tregojnë ndarjen midis vendeve të fuqishme të Europës Perëndimore, të cilat po brohorisin për fitoren e Biden dhe shteteve më të dobëta gjeopolitikisht të Lindjes, ku shumë mbështetën Trump.

Ndërsa Trump shpesh ngatërrohej me Gjermaninë ose Francën për ndryshimin e klimës, tregtinë ose mbrojtjen, ai krijoi një lidhje me disa udhëheqës në Lindje të kontinentit, ku politika e tij u përqafua nga lëvizjet nacionaliste dhe populiste të vendit.

Këto lëvizje fituan terren në rajon shumë përpara fitores të Trump në vitin 2016: Kryeministri hungarez Viktor Orban ka qenë në pushtet për 10 vjet, duke forcuar vazhdimisht kontrollin e tij në media, institucionet e shoqërisë civile dhe gjyqësorin. Duda u zgjodh për herë të parë në 2015.

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, Gazeta Si, 2020

Por me Trump në Shtëpinë e Bardhë, ata u pushtuan nga ndjenja për të qenë pjesë e një trendi global fitues. Trump vlerësoi liderët që Perëndimi i Europës ishte përpjekur t’i dëbonte, duke vizituar Varshavën gjatë vizitës së tij të parë presidenciale në Europë dhe duke bërë thirrje për një përpjekje të përbashkët kundër forcave që kërkojnë të "fshijnë lidhjet e kulturës, besimit dhe traditës që na bëjnë ata që jemi”.

Fitorja e Biden tani i ka vendosur nacionalistët e rajonit në një pozicion të dobër. "Ata kanë humbur një aleat të ngushtë që ndante vlerat e tyre dhe përhapi anti-liberalizëm", tha Robert Biedron, një anëtar i Parlamentit Europian dhe politikan i majtë që garoi kundër Dudas në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Poloni. "Efekti Trump nuk do të funksionojë më sepse edhe Trump ka humbur."

Ndryshimi në Shtëpinë e Bardhë vjen ndërsa Polonia dhe Hungaria janë zhytyr në një konfrontim me pjesën tjetër të Bashkimit Europian rreth kërkesës së bllokut që ndihma financiare të kushtëzohet nga respektimi i shtetit të së drejtës. Një kusht i tillë do të detyrojë Hungarinë dhe Poloninë të ndalojnë spastrimet e gjykatave dhe mediave për të marrë fondet e BE-së për rrugë, trena dhe shkolla.

“Një qasje e tillë nga qeveritë kryesore të BE është një rezultat i drejtpërdrejtë i humbjes së Trump”, tha Kati Piri, anëtare e Parlamentit Evropian me origjinë hungareze që përfaqëson Hollandën.

"Ajo që ka ndryshuar me të vërtetë është se fuqitë liberale tani ndihen të fuqizuara," tha ajo. "Vitet e fundit, shumë udhëheqës europianë nuk qëndruan përballë këtyre autokratëve. Tani kam ndjesinë se kjo nuk do të ndodhë më ”.

Disa ish zyrtarë dhe këshilltarë që kanë punuar me Z. Biden thanë se ata prisnin që administrata e tij të ndryshonte politikën amerikane dhe të merrte një qasje më agresive në rajon. "Unë kambesim se Presidenti i zgjedhur Biden do të rikonfirmojë vlerat tona të përbashkëta kur bëhet fjalë për normat demokratike dhe të drejtat e njeriut", tha senatori Dick Durbin.

"Do të jetë një ndryshim mjaft i madh," shtoi Presidenti i Këshillit të Çikagos për Çështjet Globale Ivo Daalder, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në NATO nën Presidentin Barack Obama. "Vlerat demokratike dhe angazhimi për sundimin e ligjit do të jenë bazat themelore për të pasur marrëdhënie të mira me Uashingtonin."

Për Orban i cili mbështeti Trump në shtator, por e përgëzoi Biden pas votimit, nuk është hera e parë që përballet me një Shtëpi të Bardhë jo miqësore. I shmangur nga Presidentët George W. Bush dhe Obama, ai kultivoi lidhje me Rusinë dhe Kinën që shqetësuan administratën Trump.

Nën Trump, SHBA përgatitën sanksione kundër bashkëpunëtorëve të ngushtë të Orban, por zgjodhën të mos veprojnë duke preferuar në vend të kësaj të provojnë një diplomaci më të butë. Biden, i cili e përshkroi Hungarinë si një nga "regjimet totalitare" të Europës gjatë fushatës, nuk ka thënë ende nëse do të ecte përpara me ato sanksione.

“Trump do të ishte një zgjedhje e mirë për Hungarinë”, tha Kryebashkiaku i Budapestit Gergely Karacsony.

Ndryshe nga Hungaria, e cila nuk kufizohet me Rusinë, Polonia e shikon Moskën si një kërcënim ekzistencial dhe SHBA-në si garantuese të sigurisë së saj. Trump rriti numrin e trupave amerikane në tokën polake, duke i dërguan qytetin e Poznanit këtë muaj.

Kryetari i një partie të ekstremit të djathtë në Estoni, Mart Helme, Gazeta SI

Slaëomir Debski, drejtori i Institutit Polak të Çështjeve Ndërkombëtare, tha se pavarësisht se kush e fiton Shtëpinë e Bardhë, Polonia dhe SHBA-ja kanë shumë interesa të përbashkëta, përfshirë përfshirjen e ndikimit global të Kinës dhe RusiNë .

“Në planin afatgjatë, marrëdhënia dypalëshe kjo do të balancohet nga një vlerësim i matur i interesave amerikane. Biden, në fund të fundit, ka thënë se do të unifikojë jo përçajë. ”

Estonia është edhe më e ndjeshme ndaj Rusisë se sa Polonia dhe kjo është arsyeja pse, pas shpërthimit të zotit Helme kundër Biden, kryeministri i vendit, Jüri Ratas, i kërkoi ministrit të jepte dorëheqjen. Partia e ekstremit të djathtë të zotit Helme mbetet pjesë e koalicionit qeverisës. Djali i tij Martin, ministri i financave i cili shpiku sloganin "Nëse je me ngjyrë kthehu nga ke ardhur" i mbijetoi një mocioni mosbesimi në parlament.

Në Slloveni, vendlindja e gruas së presidentit Trump, Melania Trump, Kryeministri Jansa e vlerësoi Trump gjatë fushatës zgjedhore. I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar se pohimet e tij se Trump kishte fituar mund të dëmtonin marrëdhëniet me administratën e ardhshme të Biden, Jansa u përgjigj duke thënë se nuk tërhiqej nga këto deklarata.
Anëtari i Parlamentit Europian Klemen Groselj, i cili shërbeu si ministër Mbrojtjeje para se Jansa të merrte detyrën në fillim të këtij viti, tha se kryeministri i vendit të tij kishte vënë një bast të gabuar.

“Jansa po priste përfitime të mëdha. Por kjo ishte një llogaritje e gabuar”, tha Groselj. “Kjo do të ketë një efekt të thellë në marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara. Biden mund t'i injorojë këto lloj deklaratash ".

Burimi: Wall Street Journal. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë