Futboll

Ikardi ndan çmimin personal me skuadrën, nga një “Rolex” për të gjithë

Mauro Ikardi po e shijon në maksimum çmimin “Golashënuesi më i mirë i sezonit 2017/2018”. Po e shijojnë edhe shokët e skuadrës, me një orë dhuratë. Kapiteni i Interit, me një postim në Instagram, e ka ndarë këtë arritje personale me gjithë skuadrën. Një dhuratë speciale për çdo lojtar, një orë “Rolex” mjaft e kushtueshme.

“Sigurisht që nuk do ta harroj kurrë këtë çmim, - shkruan Ikardi në faqen e tij në Instagram,- por nuk doja ta kujtoja i vetëm, sepse pa ju nuk do të ishte e mundur”. Dhuratë për të gjithë? Mungonin Rafinja dhe Kanselo, si dhe lojtarë të tjerë si Pinamonti, Lisandro Lopez, Nagatomo, Karamoh, Santon dhe Eder, të cilët janë larguar, por edhe Dalbert, Zhoao Mario dhe Galiardini, që nuk janë në Londër, sepse nuk janë në listën e Championsit. Por Ikardi ka dashur t’i sigurojë edhe këta për dhuratën speciale, duke shkruar: “Mos u shqetësoni, do të vijë edhe dhurata juaj”.

https://www.instagram.com/p/Bqszf6pHXue/?utm_source=ig_embed
Interi pozon me dhuratën speciale të kapitenit Ikardi

Mesazhi ështëi qartë: çmimet personale nuk mund të arrihen pa punën e skuadrës dhe ky mesazh i Ikardit, i ndarë edhe në rrjetet sociale, tregon se argjentinasi është gjithmonë e më shumë lider tek Interi, në fushë dhe jashtë saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë