Lajme

IGJEUM: Lëkundje të tjera gjatë natës. Më e forta me magnitudë 3.9

Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit janë regjistruar 5 lëkundje me magnitudë të vogël.
Lëkundja e fundit e regjistruar është e orës 05:41 me epiqendër Gjirin e Lalzit, me thellësi 7 km dhe me magnitudë 2.1.
Ndërsa lëkundja me magnitudë më të lartë, 3.9 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 05:29 me epiqendër në Shetaj, Kepi i Rodinit dhe thellësi 31 km.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë