Futboll

Ibrahimoviç në koncertin e Ed Shiran: Kur gjeniu takon Zotin!

Zllatan Ibrahimoviç është gjithmonë personazh, kur luan dhe kur nuk luan. Suedezi po mahnit ende në fushë, me golat që po shënon në kampionatin amerikan, edhe pse në moshën 36-vjeçare. Por ish-lojtari i klubeve më të mëdha në Europë si Juventus, Milan, Inter, Barcelona, PSG dhe Mançester Junajtid, është në qendër të vëmendjes edhe jashtë fushe.

Mes 90 mijë personave të pranishëm në koncertin e Ed Shiran, në stadiumin “Rose Boël”, ishte edhe sulmuesi i Los Anxheles Galaksi, i cili përfitoi nga dita e pushimit. Ibrahimoviç ndoqi nga afër spektaklin e artistit anglez dhe në fund është takuar me këngëtarin. Suedezi i dhuroi fanellën e tij, si dhe një fanellë të personalizuar Ed Shiranit. Të dy më pas kanë postuar foto në profilin e tyre në Instagram: “Kur gjeniu Ed Shiran më në fund ka takuar Zotin. Faleminderit për koncertin e paharrueshëm në “Rose Boël”, - shkruante Ibrahimoviç  në postimin e tij, duke e quajtur sërish veten “Zot”. Dhurata e lojtari është vlerësuar nga Ed Shiran, i cili e ka veshur menjëherë fanellën përballë fansave të tij në Los Anxheles.

Ed Shiran, me fanellën e dhuruar nga Ibrahimoviç në koncert

Ibrahimoviç kaloi te skuadra e Lose Anxheles Galaksi, pasi mbylli aventurën me Mançester Junajtid, ku pësoi nj dëmtim të rëndë në gju, por e mori veten shpejt, duke kaluar parashikimet. Ai e ka bërë për vete Amerikën shumë shpejt me golat e rrallë që shënon dhe faktin në këtë moshë të madhe është sërish një lojtar vendimtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë