Lajme

Ibrahimi: Në datën 20 dhjetor s’ka më Krime të Rënda

Pas mbledhjes, kreu i KLP, Gent Ibrahimi, në një prononcim për mediat, tha se në datën 20 dhjetor nuk do të ketë më Gjykatë Për Krime të Rënda. Ai tha se kjo do të zëvendësohet me SPAK.
Ndërkohë, Ibrahimi deklaroi se intervistimet me 3 kandidatët për kreun e SPAK do të bëhen më 18 dhjetor.
“Në datën 18 do të bëhen intervistimet, kemi 3 kandidatë. Dosjet e tyre janë në këshill. Ne kemi një rregullore për mënyrën e vlerësimit të tyre dhe do t’i dëgjojmë ato. Seanca do jenë publike, do të veprojmë siç bëmë me kryeprokurorin”, u shpreh ai.
Ibrahimi shpjegoi se SPAK do të ketë më shumë se 10 prokurorë, ndërkohë 8 do të fillojnë punën menjëherë.
“Më 19 do të fillojnë punën 8 prokurorët. Struktura do të plotësohet në vazhdimësi. Do të ketë më shumë se 10”, u shpreh ndër të tjera ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë