Ne rrjet

‘I zemëruar dhe ndihet i tradhtuar nga aleatët’, beteja e vetmuar e Zelenskit!

Presidenti ukrainas sipas tregimit të “Time”. Një “bashkëpunëtor i ngushtë”: “Besimi i tij te fitorja është ‘mesianizëm’, por ne nuk po fitojmë dhe të themi se është e pamundur”

Gazeta Si - Ai tregon besim në publik, por është i dëshpëruar. Mbështetja perëndimore po lëkundet dhe nuk është më i njëjti.

Nuk bën më shaka për të zbutur tensionin gjatë takimeve urgjente në krye, nuk ka më një agjendë të ngjeshur me emërimet e huaja dhe optimizmi i tij i zakonshëm është zhdukur. "Tani ai hyn, dëgjon përditësimet, jep urdhra dhe largohet”.

Ai është Volodimir Zelenski i ri, siç tregohet nga revista amerikane "Time", e cila i kushtoi para pak ditësh kopertinën me këtë titull: “Askush nuk beson në fitoren tonë si unë. Askush".

Nëntitulli: “Beteja e vetmuar e Volodymyr Zelensky”-t. Autori i reportazhit është Simon Shuster, i njëjti gazetar që në fillim të konfliktit kishte kaluar dy javë në pallatin e presidentit ukrainas, i cili i kishte përshkruar netët e tij me frikën e gjumit dhe përpjekjen e pushtuesve për ta vrarë.

Edhe atëherë, “Time” ia kushtoi kopertinën e saj, por ai raport kurorëzoi guximin e një njeriu që kishte botën perëndimore të bashkuar në anën e tij.

Sot, pas më shumë se njëzet muajsh lufte, historia e treguar është ndryshe. Një tjetër humor. Një tjetër skenar ndërkombëtar. Shuster, gazetarët perëndimorë më të, lidhur me pallatin presidencial, mund të mbështetet në burime të shkëlqyera të brendshme.

Ai nuk përmend emra, por flet për "një bashkëpunëtor të ngushtë" dhe "një këshilltar" të presidentit që raporton se Zelenski është "i zemëruar" me aleatët, sepse ndihet i "tradhtuar", sepse mendon se ka atë që është e nevojshme për të mbijetuar, por për të mos arritur në fund të luftës duke e fituar atë.

"Një nga njerëzit më të afërt me të", siç e përkufizon Shuster, thotë se besimi absolut i Zelenskit në fitore po bëhet "mesianizëm" (vizion i botës së përqendruar në pritje të një Mesie).

“Ai po mashtron veten”, shtoi i njëjti burim. "Ne nuk po fitojmë, por është e pamundur t'ua thuash atyre këtë".

Revista amerikane ndoqi presidentin ukrainas në vizitën e tij të fundit në SHBA. Dhe këtu, gjithashtu Shuster flet për një udhëtim shumë larg nga ai triumfues i vitit të kaluar.

Mbështetja e opinionit publik amerikan për ndihmën e re për Kievin ka rënë (sipas një sondazhi të agjencisë së lajmeve “Reuters”), nga 65% në qershor në 41%: politika nuk mund të mos e marrë parasysh këtë dhe Zelenski i kuptoi pasojat gjatë udhëtimit të tij.

Në të njëjtën kohë, Shuster thotë se demokratët amerikanë, në një seancë të mbyllur “më pyetën se çfarë do të ndodhte nëse nuk do të na dërgonin ndihmë. Unë iu përgjigja se do të ndodhte që do të humbnim”.

Pastaj, përsëri Zelenski: “Gjëja më e frikshme është se një pjesë e botës është mësuar me luftën në Ukrainë. Lodhja e shkaktuar nga lufta rrjedh si një valë. Shihet si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në Evropë. Dhe shohim që sapo fillojnë të lodhen pak, bëhet si spektakël”. Sikur kanë thënë të gjitha bashkë: “Nuk mund ta shikoj këtë replikë për të dhjetën herë”.

Kësaj i shtohet situata në Lindjen e Mesme dhe vetëdija se ndihma për Izraelin e vë në rrezik ndihmën për Ukrainën. Me pak fjalë: një Volodimir Zelenski duket shumë i dekurajuar. Asnjë koment zyrtar nga Presidenca.

Dikush ka ndërhyrë përmes rrjeteve sociale për përmbajtjen e raportit. Një për të gjithë: Anton Gerashchenko, këshilltar në Ministrinë e Brendshme.

“Unë e shoh këtë artikull si një kujtesë për ne”, - shkroi ai në Telegram, “dhe si një opinion mbi situatën e parë nga sytë e gazetarëve të huaj. Për ne, ukrainasit situata ka shumë më tepër dimensione. Askush nuk mund të thotë me siguri se si do të përfundojë kjo luftë. E vetmja gjë e sigurt, është se janë tre palë në fushë: ukrainasit, aleatët dhe Rusia”.

Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë