Pas zjarreve të shumta të ditëve të fundit në vendin tonë, disa prej të cilave u cilësuan si të qëllimshme, vihet në pranga një 57-vjeçar nga Puka.
Policia e Pukës thotë se ai u vu në pranga pasi, i vuri zjarrin një zone të pyllëzuar duke rrezikuar dhe banesat përreth.
Në pranga është vënë shtetasi K. G., 57 vjeç, banues në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz.
Siç njofton policia, arrestimi i 57-vjeçarit u bë pasi i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli, në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz dhe për pasojë zjarri ka përfshirë edhe banesën e shtetasit A. T. 48 vjeç, banues në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.