Nga goli në “King Power Stadium”, në tualetet e xhamisë së Liverpulit. Sulmuesi senegalez, Sadio Mané, e gjen gjithmonë mënyrën që të tjerët të flasin për të, në fushë dhe jashtë saj. Ai është një besimtar i devotshëm dhe shkon rregullisht në xhaminë “Al-Rahma” të Liverpulit, ku herën e fundit ishte protagonist i një gjesti që rrjetet sociale e kanë vlerësuar së tepërmi. Një gjest që ka të bëjë me përulësinë e yllit të skuadrës së Jurgen Klop. Sulmuesi është filmuar rastësisht nga një fans i tij, teksa ndihmonte në pastrimin e tualeteve të xhamisë së qytetit.
Një video që në rrjetet sociale është bërë menjëherë virale me shikimet që shumëfishohen çdo minutë. Një gjest i pëlqyer së tepërmi nga ndjekësit e lojtarit, të cilët e kanë njohur numrin 10 të Liverpulit, pasi tifozi që e ka filmuar e përmend emrin e tij disa herë. Mané është një njeri me zemër të madhe dhe nuk është hera e parë që bën gjeste të tilla. Ai është rritur në fshatin Bambali, në jug të Senegalit, ku më parë ka dhuruar 200 mijë sterlina për ndërtimin e një shkolle.
Liverpool FC footballer Sadio Mane cleaning the mosque toilets and wudhu area. mA #humbling pic.twitter.com/eNIxZzSLTf
— Khalil Laher 🐝 (@khalillaher) September 1, 2018
Të shtunën e kaluar, në ndeshjen e fituar 2-1 ndaj Leiçesterit, Sadio Mané shënoi që në minutën e 10-të golin e parë. Liverpuli i tij mori tri pikët kundër “dhelprave”, pavarësisht gafës së portierit Alison.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



