Keshilla

I përdorni të gjithë në verë, por nuk i dini pasojat që sjellin shapkat me gisht

Shapkat me gisht janë më të përdorurat gjatë stinës së verës, kryesisht në plazh, por ndonëse i përdorim të gjithë dhe që në pamje të parë duken të parrezikshme, ekspertët thonë se përdorimi i tyre mund të sjellë pasoja për shëndetin.

Ato janë të sheshta dhe anatomia e këmbës është e tillë, që kërkon të ketë pak lartësi nga toka. Por përveç kësaj, ato krijojnë vështirësi në të ecur, pasi forca që ushtrohet për t’i tërhequr, shkakton lodhje të këmbës.

Por cilat janë rreziqet që vijnë nga shapkat me gisht sipas Jackie Sutera, zëdhënëse e American Podiatric Medical Association?

Ekspozojnë këmbët kundrejt mikrobeve, bakterieve dhe infeksioneve mykotike.
Shapkat me gisht janë thuajse në kontakt të drejtpërdrejtë me terrenin mbi të cilin ecni, i cili mund të jetë trotuar i asfaltuar ose jo, rrugicë me guriçka, rërë etj.
Kjo gjë rrit mundësinë që këmbët të bien në kontakt me mikrobet dhe bakteret kërpudhore nga më të ndryshmet, si për shembull Stafiloku, i cili në rastin më të mirë thjesht do të irritojë lëkurën e këmbës, por mund të çojë deri në prerje të saj nëse prek enët e gjakut
Dëmtojnë gishtat e këmbës dhe thembrat. Këmba është pothuaj në kontakt të pastër me rrugën mbi të cilën shkelni dhe thembra është ajo pjesë që i vuan më së shumti pasojat.

Fillimisht, këto lloj shapkash janë konceptuar dhe përdorur vetëm në plazh, por më vonë janë përdorur në çdo kohë, çdo moment të ditës dhe çdo lloj rasti. Evitoni përdorimin e tyre kudo duke i përdorur vetëm në plazh, sepse përveç të tjerave nuk janë as higjienike


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë