Lajme

I kërkuar për krim në Kosovë, kapet 56-vjeçari në Fier. Arrestohet dhe i biri

Policia e Fierit ka arrestuar një 56-vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës si dhe djalin e tij, pasi është kapur me armë zjarri.
Në sajë të operacionit policor “Rrjeta”, është kapur dhe arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Krim i organizuar”, “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. I., 56 vjeç, banues në Fier.
Gjithashtu, gjatë operacionit, në ambientet e një lokali në Fier, është arrestuar edhe shtetasi me inicialet A. I., 33 vjeç, banues në Fier.
Nga kontrolli personal i ushtruar, 33-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër me 15 fishekë dhe një mjet prerës (biçak), të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të 33-vjeçarit A. I., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë