Kur fqinjët e tij të fuqishëm vendosën të izolonin Katarin, Presidenti turk ishte i vetmi që i qëndroi në krah, i gatshëm për ta ndihmuar të mbijetonte. Tani që Turqia ndodhet në të njëjtën situatë, përballë një kundërshtari të frikshëm si SHBA-ja, vëllezërit e mëdhenj nga Katari duket se janë hedhur në veprim.
Pas rënies drastike të lirës turke, Emiri i Katarit, njoftoi një investim prej 15 miliardë dollarësh në tregjet dhe bankat financiare të vendit. Pas bisedimeve me Rexhep Tajip Erdogan në Ankara, Tamim bin Hamad Al Thani tha se Katari do t’i qëndronte pranë "vëllezërve të tij në Turqi”. Sheiku është kreu i parë që vizitoi Ankaranë pas përplasjeve dhe sanksioneve të ndërsjellta me Uashingtonin javën e kaluar. Erdogan dhe Tamim diskutuan gjithashtu sesi mund të përmirësonin bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve.
"Ne i kushtojmë rëndësi vizitës së tij. Kjo vizitë është një tregues se Katari qëndron pranë Turqisë", u tha gazetarëve Ibrahim Kalin, zëdhënësi i Presidentin turk në një konferencë shtypi.
Ndërkohë, ambasadori i Katarit në Turqi, tha se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Turqinë, duke shtuar se vizita e Emirit tregonte rëndësinë e lidhjeve mes dy vendeve. Megjithatë shteti i vogël i Gjirit është gjithashtu një partner i rëndësishëm strategjik i SHBA-së dhe strehon një nga bazat ushtarake më të rëndësishme të Uashingtonit me operacione në të gjithë Lindjen e Mesme.
Kush është Emiri i Katarit?
Tanim bid Hamad Al Thani u bë një nga emrat më të rinj në historinë e Katarit kur mori pushtetin në qershor 2013 në moshën 33 vjeçare. I rritur më së shumti jashtë vendit, Emiri i Katarit ndoqi Akademinë Ushtarake Mbretërore në Britani të Madhe dhe u diplomua në vitin 1998. Abdikimi i babait theu modelin e politikës së Gjirit, ku sundimtarët qëndronin në fron deri sa të vdisnin. Megjithatë, nën sundimin e Tanim, Katari u kthye në një nga forcat kryesore të Gjirit dhe përfshi në një sërë çështje kyçe të politikës të jashtme. Mbretëria e vogël bë një lojtar me ndikim rajonal, duke mbështetur rebelët që luftonin kundër qeverive në Siri dhe Libi. Në vitin 2005, Tamim u martua me kushërirën e tij të dytë, Jaeaher bint Hamad bin Suhaim Al Thani, me të cilën katër fëmijë. Ai u martua sërish në vitin 2009 me vajzën e një sheiku, e cila solli në jetë dy fëmijë të tjerë.
Ardhja e tij në pushtet, duket se u pasua nga kohë të trazuara në botën arabe. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite janë bllokuar në një luftë të kushtueshme për shkak të përpjekjeve të rebelëve jouthi për të rrëzuar qeverinë e Jemenit. Rreth një vit më parë ato vendosën sanksione shkatërruese ndaj Katari, duke e akuzuar për lidhje me rebelet dhe grupet e tjetra terroriste. Por në një mënyrë apo tjetër, mbretëria e vogël e Gjirit ia doli të mbijetonte dhe Tanim u kthye në themeluesin e identitetit të ri të Katarit.
Partnerë strategjikë
Ka kaluar një vit që kur tre nga fqinjët e Katarit dhe Egjipti ndërprenë lidhjet dhe eksportet, me Mbretërinë e Gjirit, por vendi i vogël i mbijetoi stuhisë falë aleancës me Turqinë dhe Iranin. Stoqet e qumështit, kosit, shpezëve dhe lëngut të fruteve nga Turqia ishin thelbësore për Katarin, ndërkohë që përballej me një mungesë të madhe të prodhimeve të freskëta. Në atë kohë, Erdogan e përshkroi izolimin e Dohas si jo njerëzor.
Përgjatë kësaj periudhe, vizitat bilaterale të të gjitha niveleve u bënë gjithnjë e më të shpeshta, duke bërë që turqit dhe investitorët e Katarit të konsideroheshin si “vëllezërit e rinj” të Lindjes së Mesme. Të dyja vendet kanë nënshkruar tashmë një protokoll ushtarak në vitin 2015 dhe Turqia ka hapur një baza ushtarake në Katar. Ankaraja percepton Dohën si një nga aleatët e saj kryesorë, veçanërisht pas izolimit të tanishëm në skenën ndërkombëtare.
Emir i Katarit ishte madje lideri i parë që bëri thirrje për solidaritet ndaj Presidentit Erdogan pas përpjekjes për grusht shteti. Sikur mos të mjaftonte kjo qeveritë e të dy vendeve kanë gjithashtu qëndrime të ngjashme ideologjike: të dyja kanë dënuar grushtin ushtarak në Egjipt që rrëzoi Mohammed Morsi në vitin 2013 dhe të dyja kanë mbështetur grupe islamike në përpjekjet e tyre për të përmbysur regjimin e Bashar al-Assad në Siri. Ata gjithashtu kanë të njëjtin qëndrim ndaj Iranit. Të dy e pranojnë se është një nga lojtarët kryesorë në rajon. Në momente krizash, si Katari ashtu dhe Turqia, kanë treguar se dinë të jenë aleatët më të mirë të njëri-tjetrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.