Ka ndodhur

I dënuar për tjetërsim pronash, arrestohet ish-juristi i Hipotekës së Lushnjës

Ish-juristi i Hipotekës së Lushnjës, Selami Kasapi, 57 vjeç, është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.

Gjykata e Lushnjës kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë më 18 maj 2020. Ndërsa më 6 korrik 2020, kjo gjykatë e dënoi me 1 vit burg për shpërdorim detyre.

Kasapi, gjatë viteve 2014-2016, ka qenë me detyrë jurist pranë ZVRPP Lushnjë dhe gjatë kësaj kohe ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar dokumentet dhe duke regjistruar pronat në emër të disa personave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë