Rend dhe Ligj

I dënuar për marrëdhënie me dhunë, kapet 35-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 35-vjeçar, të dënuar nga gjykata më 2019 për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet K. Rr, 35 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Sipas policisë, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Personi iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2871777676441918

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë