Lajme

I dënuar për drogë, arrestohet në Francë 50-vjeçari nga Mirdita

Policia ka arrestuar në Francë një 50-vjeçar shqiptar me precedentë penal dhe që ishte i dënuar me 5 vite burg për drogë.

Interpol Tirana, me zyrën homologe të Interpol Paris, Francë kanë shkëmbyer informacione mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe që fshihej në Francë.

Mësohet se është vënë në pranga shtetasi Tom Kaçi, 50 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 5 vite burgim, për vepër penale në fushën e narkotikëve.

Siç njofton policia, 50-vjeçari Tom Kaçi, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në zona të thella malore të rrethit Mirditë kultivonte lëndë narkotike të llojit cannabis sativa dhe më pas ata kryenin transportimin e saj me mjete, në drejtim të zonave urbane të Mirditës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë