Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Shpëtim Pepa, banues në fshatin Gradishtë të Belshit, i cili u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Florences në Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.