Ka ndodhur

I dehur në makinë dhe qëllonte në ajër me kallash, në pranga 31-vjeçari

Një 31-vjeçar, me iniciale E.M., ka terrorizuar banorët në Shijak. Policia njofton se i riu u arrestua, pasi lëvizte me mjet në gjendje të dehur, ndërkohë që qëllonte në ajër me armë zjarri.

Ka qenë një telefonatë nga qytetarët në Sallën Operative, se në Shijak, një person po xhironte gomat e makinës dhe qëllonte me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 20:00, ku i riu ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Ndrëkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 23 fishekë dhe automjeti me të cilën ky shtetas qarkullonte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë