Drejtësia

I arrestuar nga SPAK për korrupsion, shkarkohet nga detyra prokurori i Sarandës

Prokurori i Sarandës Sali Hasa, i arrestuar para pak muajsh me akuzën e korrupsionit, është shkakrkuar nga Komisioni i Pavarir u Kualifikimit.

KPK ka kryer hetim për prokurorin e arrestuar edhe për kriterin e pasurisë. Nga raporti ILDKPKI-së, ka rezultuar se deklarimi nuk është i saktë dhe ka mungesë burimesh financiare.

Ai ka deklaruar se ka shitur karabinanë, por nuk ka dokumente që e vërtetojnë. Për shtëpinë në Kavajë dhe në Sarandë, ka pasur mungesë burimesh financiare. Edhe në këtë seancë, Hasa nuk ishte i pranishëm para trupës gjyqësore.

Komisioneri i Vettingut kishte evidentuar probleme në shitje-blerjet e apartamenteve, probleme në shit-blerjen e pesë makinave, ku në një rast, prokurori Hasa e bleu mjetin për 850 euro dhe djali i tij e shiti per 400 mijë lekë të reja.

Ish-prokurori i Sarandës, u prangos për korrupsion në qershor të këtij viti, pasi nga hetimet e SPAK, rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel.

Bashkë me të, janë vënë në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë - Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit - Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë