Albert Cara, i vetmi i mbijetuar i familjes Cara në Thumanë pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, është transportuar drejt Italisë.
Duke e përcjellë për në Itali, ishte edhe kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Albert Cara humbi të gjithë familjen në tërmetin e 26 nëntorit, gruan Fatmira, dy djemtë Hasan dhe Almir, vajzën Erisa, të fejuarën e Almirit, Stelën, nusen e xhaxhait, Anthi, dhe mbesën e saj Sadajan, të cilët janë përcjellë sot mes lotësh për në banesën e fundit. Ndërkohë, nga rrënojat u nxor e gjallë Lindita Cara, vajza e xhaxhait të Albert Carës (nëna e Sadajanës), pas rreth 15 orësh nën rrënoja.
Familja e Albert Carës jetonte në katin e 5 të pallatit të shembur në Thumanë.
“Albert Cara, 54 vjeç, i cili falë këmbënguljes së forcave të kërkim/shpëtimit u nxorr i gjallë, por me dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore, nga rrënojat ku humbi tërë familjen? Po dërgohet për trajtim më të specializuar, në një ndër klinikat më prestigjioze të Italisë ?????”, shkruan Rama, teksa publikon dhe videon, që tregon momentin e nisjes së 54-vjeçarit drejt Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.