Lajme

Humb kontrollin e motoçikletës e bie në kanal, vdes 42-vjeçari në Lushnjë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 42-vjeçari ka ndodhur në Kolonjë të Lushnjës.

Policia thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, në fshatin Kolonjë, Lushnjë, ku shtetasi Sh. B, 42 vjeç, banues në Ardenicë, Lushnjë, duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.

42-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Lushnjës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë