Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin. Kura e mëposhtme me limon dhe hudhër mund të pastrojë organizmin dhe të parandalojë sëmundjet.
Vlerat e Kurës me Hudhër dhe Limon
Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e dëpozitave të yndyrës në
organizëm. Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e
triglicerideve në gjak. Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin
tensionin e gjakut. Së bashku ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe
aftësinë e saj për të pastruar gjakun.
Për më tepër, limoni me hudhrën përmirësojnë funksionin e veshkave dhe qarkullimin e gjakut. Sistemi imunitar është më i fortë ndërkohë që hudhra dhe limoni parandalojnë radikalet e lira. Qelizat janë më të mbrojtura dhe plot gjallëri falë antioksidantëve që gjenden tek limoni dhe hudhra.
Kura me Hudhër me Limon Duhet
Përdorur Në Këto Raste:
Kura pastruese rekomandohet për të parandaluar sëmundjet ose për të pastruar
organizmin. Ajo duhet shfrytëzuar një herë në vit. Kjo kurë është shumë e
dobishme nëse vuani nga problemet e mëposhtme:
• Mbipesha
• Ishemia
• Sinoziti
• Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes
• Dhimbjet e kokës
• Artriti
• Reumatizma
• Gastriti
• Hemorroidet
• Problemet me shikimin dhe dëgjimin
• Anemia
Përbërësit:
Për kurën me limon dhe hudhër ju nevojiten:
4 limonë
4 thelpinj hudhër
3 litra ujë të zier të ngrohtë
Zgjidhni limonë organikë që të përdorni agrumen me gjithë lëkurë të pastër dhe
të paprekur nga pesticidet.
Përgatitja:
Qëroni hudhrat, merrni 4 thelpinj dhe ndajini thelbinjtë në gjysma. Lajini
limonët me ujë të bollshëm dhe prijini në copa të vogla Hidhini në një enë me
ujë të ngrohtë të zier paraprakisht, dhe të gjithë masën ndajeni në kavanozë
qelqi. Mbyllini kapakët dhe futini në frigorifer për tre ditë. Më pas kullojeni
lëngun dhe futeni sërish nëpër kavanozë në frigorifer.
Si ta konsumoni
Në ditët e para duhet të merrni nga një lugë gjelle, gjysëm ore përpara çdo
vakti. Nëse nuk vini re ndonjë efekt anësor atëherë duhet ta rrisni dozën në dy
lugë e më shumë deri sa të arrini të konsumoni 50 ml tre herë në ditë. Kjo kurë
duhet të zgjasë për 40 ditë. Kjo kurë është pastruese dhe në ditët e para mund
të përballeni me simptoma si sekrecione ose dhimbje koke. Këto simptoma janë
normale sepse tregojnë se trupi po largon toksinat. AgroWeb.org ju sugjeron që
çdo kurë ose trajtim, natyral ose jo të ndërmerret duke u shoqëruar me
mbikqyrjen e mjekut. Ky sugjerim është thelbësor nëse vuani nga sëmundjet e
mësipërme apo jeni duke marrë medikamente specifike./AgroWeb
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.