Ne rrjet

Hoti në Paris dhe Bruksel për rikthimin në tryezë me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ndodhet sot në Paris dhe do të niset më pas drejt Brukselit për një seri takimesh të rëndësishme diplomatike, duke filluar me presidentin francez Emmanuel Macron për të vazhduar më pas me një takim të drejtëpërdrejtë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe për një samit virtual, të organizuar nga drejtuesit e Francës dhe Gjermanisë.

Të hënën, zëdhënësi i BE Peter Stano konfirmoi se Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të vizitojnë Brukselin më 12 korrik për të rinisur zyrtarisht dialogun, duke e bërë të qartë kështu se paqja midis Kosovës dhe Serbisë do të arrihet nga BE-ja.

"Samiti do të pritet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell në prani të të dërguarit special për dialog, Mirosllav Lajçak," tha Stano, duke shtuar se "të gjitha çështjet e hapura" në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të diskutohen.

Rifillimi i dialogut do të paraprihet nga një takim në Paris midis Hoti dhe Macron të martën, ku presidenti francez pritet të vendosë vijat e kuqe të dialogut.

Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar nga Qeveria e Kosovës të hënën, takimi në Paris "tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmen e saj Euroatlantike".

Ky takim duket se nisë zyrtarisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili filloi në 2011 dhe u pezullua në nëntor të vitit 2018 pas vendosjes së taksës 100 përqind për importet  nga Serbia.

Megjithatë, pas dy vitesh pauzë, Hoti dhe presidenti serb do të zhvillojnë mes shumë trazirash politike bisedimet në Bruksel të dielën, edhe pse dialogu pritej të niste në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Por një zëdhënës i BE-së tha të hënën se paqja mes Serbisë dhe Kosovës kalonte nga Shtëpia e Bardhë. Përpara se të takohen ballë për ballë, Hoti dhe Vuçiç do të bisedojnë në një video-samit të organizuar nga Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel të Premten.

"Këto janë ngjarje përgatitore për rinisjen e dialogut" tha Peter Stano, një zëdhënës i BE.

Kosova dhe Serbia janë kapur prej muajsh në luftën mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara për të udhëhequr negociatat mes dy palëve. Edhe pse dy javë më parë Uashingtoni duket të ishte shumë pranë triumfit, BE bëri një kthesë 360 gradë, duke u rikthyer në bisedime, pas aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë