Politike

Holanda mbështet negociatat, Meta: E përshëndes, por të fokusohemi te kushtet

Presidenti Ilir Meta përshëndeti vendimin e Holandës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, në kuadër të procesit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Por, sipas tij, përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi i vendit tonë në BE do të jetë plotësimi i të gjitha kushteve të vendosura.

“E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.

Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi. Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve”, shkruan Meta në Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë