Këtë vit, miliona njerëz në mbarë botën dolën në protestë për të treguar se bota po përballet me një urgjencë shumë të madhe, atë të ngrohjes globale. Kjo dhe disa ngjarje të tjera globale mbi shkencën dhe mjedisin, e kanë bërë vitin 2019 të veçantë.
Protesta kudo në botë për mbrojten e klimës
Në vitin 2019, reagimi ndaj krizës së vazhdueshme të klimës ndryshoi mendimin e njerëzve. Frymëzuar nga aktivistja suedeze Greta Thunberg miliona njerëz morën pjesë në protesta masive gjatë vitit, në vende aq të ndryshme si Australia, Uganda, Kolumbia, Japonia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.
'Unaza e zjarrit'
Në prill, astronomët realizuan imazhin e parë shumë të parashikuar të një vrimë të zezë. Ky është një zonë hapësinore nga e cila asgjë, madje as drita nuk mund të shpëtojë. Fotografia është realizuar nga një rrjet prej tetë teleskopësh në të gjithë botën dhe tregon atë që përshkruhej si "kampioni në peshat e rënda të vrimave të zeza".
Tokë dhe deti të ndotura
Dy raporte kryesore nga Kombet e Bashkuara për shkencën dhe klimës zbuluan se njerëzimi, po shkatërron sipërfaqen e tokës së Tokës dhe oqeanet e saj.
Fluturojnë larg
Më 1 janar, anija kozmike e Nasa-as "New Horizonts" bëri eksplorimin më të largët ndonjëherë të një objekti të Sistemit Diellor.
Greenlanda u shkri
Në shtator, shkencëtari David Kingnë Londër tha që ai ishte i frikësuar nga ritmi i shpejtë i ndryshimeve klimaterike dhe si shembull tregoi që akulli në Greenland po shkrihej shumë shpejtë.
Shkëmbinj nga hapësira
Këtë vit rreth 19,000 asteroid kanë rënë afër Tokës dhe janë ende duke u monitoruar, por shumë prej tyre mund të mos zbulohen nga teleskopët, kështu që gjithmonë ekziston mundësia për një shkëmb nga qielli.
Sekreti që nxit ngrohjen globale
Heksafluoridi i squfurit të gazit (SF6) nuk është një emër shumë i njohur, por ai është një gaz shumë i fuqishëëm dhe sipas shkencëtarëve, përhapja e tij në natyrë nxit edhe më shumë ngrohjen globale.
Duke qenë suprem.
Kompjuterët kuantikë janë premtuese . Makineritë "klasike" që ne përdorim sot, llogarisin në të njëjtën mënyrë siç bëjnë njerëzit me dorë. Kompjuterët kuantikë premtojnë shpejtësi dhe aftësi për të zgjidhur problemet që janë të vështira. Por, shkencëtarët kanë luftuar të ndërtojnë pajisje me njësi të mjaftueshme informacioni (bit kuantike) për t'i bërë ato konkurrues me kompjuterët klasikë./BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.