Ne rrjet

Historike, dy myslimane për herë të parë në Kongresin Amerikan

Rashida Tlaib në Miçigan dhe Ilhan Omar në Minesota kanë shkruan historinë duke u bërë gratë e para myslimane që janë zgjedhur në Kongresin Amerikan.

Tlaibi, 42 vjeçe dhe Omar, 37 vjeçe, ishin pjesë e një numri rekord kandidatesh myslimanë të partisë demokratike, që konkurruan në zgjedhjet e mes mandatit dhe pjesë e një numri edhe më të madh grash që u zgjodhën për të përfaqësuar disa nga shtetet amerikane në Senat.

Pavarësisht se konkurruan në dy bastione të njohura të demokratëve,  të dyja kongresistet u  ballafaquan me konkurrencë të ashpër nga ana e republikanëve.

"Unë qëndroj këtu para jush sonte, si kongresiste e zgjedhur”, tha Omeri në fjalimin e saj të fitores. " Qëndroj para jush si gruaja e parë me ngjyrë që përfaqëson shtetin tonë në Kongres, si gruaja e parë që mban një xhihab, si refugjatja e parë e zgjedhur ndonjëherë në Kongres dhe një nga gratë e para myslimane të zgjedhura në Kongres”, shtoi ai.  "Këtu në Minesota ne jo vetëm që i mirëpresim emigrantët, por edhe i dërgojmë që të na përfaqësojnë Uashington."

Përveçse janë të dyja myslimane, Tlaib dhe Omar kanë kërkuar gjithashtu të shtyjnë përpara politikat e ofrimit të kujdesit mjekësor për të gjithë qytetarët amerikane. Ato iu bashkuan dhjetave me grave me ngjyrë që “bërë historinë” të martën: Alexandria Ocasio-Cortez u bë gruaja më e re e zgjedhur në Kongres dhe Ayanna Pressley në Massachusetts kongresistja e parë në shtetin e saj.

Rashida Tlaib dhe Ilhan Omar

"Aleksandri, Ilhan, Ayanna. I dua këto emra!”, tha Tlaib gjatë  një fjalimi. "Po, ju do të duhet të mësoni si t'i edhe thoni emrat tanë".

Tlaib u bë gjithashtu gruaja e parë palestineze e zgjedhur në Kongresin amerikane. Nëna e vajzave, e lindur në Detroit, shkroi historinë në vitin 2008 si gruaja e parë myslimane që  punonte në zyrat lokale të Miçiganit.

"Dua që ju të njihni nënën time, e cila është nga një fshat i vogël në Bregun Perëndimor. Gjyshja ime, hallat e mia, xhaxhallarët e mi në Palestinë janë ulur tanimë para televizorit dhe shikojnë mbesën e tyre”, tha mes lotëve 42 vjeçarja, vajza e dy emigrantëve palestinezë.  "Unë dua që ata të dinë se ndërkohë që ngre lart familjet e Qarkut të 13-të Kongresit, unë do t'i krenoj çdo ditë", shtoi ajo.

Omar, e cila ka lindur në Somali dhe kaloi katër vjet në një kamp refugjatësh në Kenia, para se të vinte në SHBA në moshën 12-vjeçare, ishte somalezja e parë e zgjedhur të martën në Kongresin Amerikan.  Rreth 100 myslimanë amerikanë kandiduan për poste publike këtë vit, shumë prej tyre demokratë që shpresonin të bëheshin pjesë e “valës blu” gjatë zgjedhjeve të mesmandatit në muajin nëntor.

 Ilhan Omar 

Kush është Ilhan Omar

 Pothuajse një vit më parë, Minesota bëri historinë pas zgjedhjes së Ilhan Omar, një ish-refugjate myslimane me prejardhje somaleze në legjislaturën e shtetit amerikan.

Që atëherë, Omar ka frymëzuar shumëkënd me luftën e saj për përfaqësimin e pakicave, duke përfshirë edhe prestigjiozen Time. Së fundi, revista paraqiti Omar në kopertinën e saj të 18 shtatorit.

Omar është renditur në mesin e 45 grave tjera që kanë thyer pengesat, në përpjekje për të ndryshuar botën.  Duke qenë myslimania e parë somalezo-amerikane që është bërë ligjvënëse dhe kongresiste, ajo është padyshim një risi në politikën e SHBA.

“Përkomunitetin mysliman dhe somalez, gjinia ime ishte një problem, sepse politikaduhet të ishte rol i një mashkulli”, thotë Omar“Pastaj ka pasur gjëra tipike me të cilat janëballafaquar gratë kandidate, si p.sh, sa e papërgjegjshme duhet të jetë për njënënë që të dalë dhe të dedikojë aq shumë kohë jashtë shtëpisë. Askush nuk ipyet kurrë kandidatët meshkuj … se si ata presin të barazojnë jetën e tyrefamiljare”.

Kush është Rashida Tlaib

Tlaib  e dëshironte aq shumë zgjedhjen në Kongres, saqë bëri fushatë elektorale gjatë gjithë muajit të Ramazanit. Ajo u fokusua më pak tek gjinia e saj dhe besimi i saj fetar, sesa tek trajtimi i nevojave të komunitetit që ajo synon të përfaqësojë.

Rashida Tlaib ka shkuar derë më derë në këtë lagje të qytetit Detroit, në kërkim të votave, pa ngrënë ushqim dhe pa pirë ujë gjithë ditën, pasi ishte duke agjëruar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

 Rashida Tlaib

“E di se në mediat sociale besimi im fetar përmendet më shumë, por tek dyert e shtëpive nuk ma vënë në dukje”, thoshte rreth një muaj më parë zonja Tlaib për mediat amerikane.

Tlaib nuk është fillestare në politikë, pasi ajo ka shërbyer më parë në legjislaturën e shtetit të Miçiganit. Ajo është bijë emigrantësh palestinezë, por në rrugët e qytetit Detroit, në një lagje me shumicë afrikano-amerikane, ajo është vendase, ka lindur dhe ka ndjekur shkollat e zonës.

“Njerëzit më shumë i prek lidhja e drejtpërdrejtë me lagjen”, rrëfen Tlaib. Ajo pranon se pak nga njerëzit që ajo takon mund ta dinë se ajo është pranë shkrimit të historisë… sërish.

Ajo thotë se kandidatura e myslimano-amerikanëve që po konkurrojnë në procese të tjera zgjedhore, dëshmon për një rizgjim të ri politik në komunitet. “Dikur fshiheshim. Ndryshonim emrat tanë. Megjithë 11 shtatorin dhe epokën Trump, ne lëvizim përpara; kandidojmë në zgjedhje, fitojmë, dhe kemi ndikim domethënës tek shoqëria jonë”, deklaroi Tlaib.

“Në rrafshin kombëtar, kjo është një fushatë historike. Njerëzit që më mbështesin, si p.sh. një myslimane në Tampa që më tha ‘të lutem fito, pasi po fitove ti, ne atëherë do t’i përkasim këtij vendi’. I thashë se ne jemi që tani fitimtarë, pasi ky këtu është vendi yt. Ka domethënie shumë më të madhe”, tregon ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë