Ne rrjet

Historia e Rachelit, gjyshja që i ‘qerasi’ me biskota dhe pije terroristët e Hamasit për t’i shpërqendruar

Është kthyer në një ikonë për izraelitët, pasi përqafoi Joe Biden, gruaja që u ofroi pije pengmarrësve të Hamasit në 7 tetor, ndërsa u dërgoi sinjale ekipeve speciale ushtarake të gatshme për të ndërhyrë

Gazeta Si - I “qerasi” me biskota, ua shuajti etjen me çaj, i freskoi me “Coca Cola Zero”. Ajo i lodhi me muhabet, ndërsa u dërgoi sinjale skuadrave izraelite të gatshme për ndërhyrje, ndërsa njëri nga dy djemtë e sa (të dy policë) vizatoi një hartë të godinës për forcat speciale.

Rachel Edri është kthyer tashmë në një ikonë për izraelitët, pas përqafimit të djeshëm me Joe Biden, presidentin amerikan, ajo është simboli global - e shfaqur në gazetën “New York Times” dhe TV ndërkombëtar - i atyre që arritën t'i mbijetonin masakrës të shtunën e 7 tetorit, mes heroizmit shtëpiak dhe amvisës heroike.

Me burrin e saj David - ata janë të martuar prej 41 vjetësh - ajo u mbajt peng për 15 orë nga terroristët e Hamasit që hynë në banesën e tyre në Ofakim, një nga qytetet e sulmuara nga paraushtarakët e Hamasit që vinin nga Gaza.

Militantëve që përsërisnin "tani do të të vrasim", Racheli u ofroi një pije - "ata kishin preferuar ‘Coca Cola’-n e zakonshme, unë u përgjigja se kisha vetëm atë pa sheqer, sepse jam diabetike", - dhe përdori justifikime. "Kam nevojë për insulinë, duhet të shkoj në banjë" - për të vazhduar lëvizjen brenda në shtëpi, për të lënë dhomën ku mbaheshin dhe për t'u treguar snajperëve të policisë se ajo dhe Davidi ishin ende gjallë, gjë për të cilën oficerët duhet ta merrnin parasysh këtë.

Operacioni fillestar i planifikuar nga komandantët u kthye në një negociatë. Kur udhëheqësi i skuadrës xhihadiste hapi derën për të folur me oficerët, ai mbajti një granatë mbi kokën e Rachel-it, 64 vjeç dhe ajo arriti të kalojë një dorë mbi flokët e saj për të treguar me shenja se kishte pesë anëtarë të tjerë të grupit.

Në fund çifti u lirua natën e 8 tetorit, sulmi nga Rripi kishte filluar mëngjesin e një dite më parë dhe rrëmbyesit i vranë.

Për izraelitët që kërkojnë ngushëllim në tmerr, "Gjyshja Rachel" - siç e quajnë tani me një pseudonim të dashur - "bëri atë që çdo gjyshe në këto anë do të bënte nëse do të ndodhej në shtëpinë e saj: ajo që të të jepte ushqim”.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë